Alaba prezantohet te Reali, merr numrin e Ramosit

David Alaba është prezantuar edhe zyrtarisht si lojtar i Real Madridit pas transferimit të tij me parametër zero nga Bajern Munihu.  Në imazhet e para, ai u prezantua përkrah presidentit, Fiorentino Perez, ku u publikua edhe numri i tij i ri i fanellës. Alaba do ta bartë numrin 4, numër i cili u mbajt nga Sergio Ramos për më shumë se 12 vite tek “Los Blancos”.

“Ardhja tek Real Madridi është arritja e një ëndrre, Reali është klubi më i madh në botë.

Numri 4? Klubi ma ofroi sepse nuk kishte tjetër, e di domethënien e tij dhe do ta vesh me krenari”, shtoi ai. Numri 4 i Real Madridit përfaqëson lidership dhe fuçi, gjëra që dua t’i kem edhe unë”, tha Alaba.

Unë erdha këtu sepse dëshiroja të rritesha si lojtar, opsioni im i vetëm ishte Reali. Më vjen keq që Zidane u largua, por me Ancelottin kam punuar dhe e njoh mirë. Unë mund të luaj disa pozicione, por ai është vendimi i Ancelottit. Real Madridi është një klubi  madh, kështu jam ndjerë që kur kam qenë i vogël, është me të vërtetë e veçantë që jam këtu”, përfundoi David Alaba.

Ndërkohë Perez u shpreh i kënaqur me transferimin e Alabas ku theksoi se ai do ta ketë mbështetjen e të gjithë tifozëve të Real Madridit.

“Sot është një ditë e veçantë për David Alaban dhe të gjithë familjen e tij. Ai do ta ketë mbështetjen e të gjithë tifozëve të Real Madridit. Do të doja t’i kujtoja edhe tifozët, sepse pa ta, futbolli nuk do të ishte i njëjti”, deklaroi Perez.

Austriaku është transferimi i parë i Realit këtë afat kalimtar veror

LEXO EDHE:

Back to top button