“Alarm i kuq”: Kombet e Bashkuara të shqetësuara për ndryshimin e klimës

"Alarm i kuq": Kombet e Bashkuara të shqetësuara për ndryshimin e klimës

Të gjitha rekordet globale të klimës u thyen vitin e kaluar, paralajmëroi sot Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), duke shprehur shqetësim të veçantë për ngrohjen e oqeaneve dhe shkrirjen e akullit të detit.

Në raportin e saj vjetor mbi gjendjen e klimës globale, WMO vëren se temperaturat mesatare kanë arritur nivelin më të lartë në 174 vitet e fundit të matjes – 1.45 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale.

Temperaturat e oqeanit ishin më të lartat në 65 vitet e monitorimit dhe më shumë se 90 për qind e detit përjetoi një valë të nxehtë.

WCO po jep një alarm të kuq për botën,” tha Sekretarja e Përgjithshme e WCO Celeste Saulo, e cila mori detyrën në janar.

“Ajo që kemi përjetuar në vitin 2023, veçanërisht ngrohja e paprecedentë e oqeanit, tërheqja e akullnajave dhe humbja e akullit të detit në Antarktidë, është një shkak i veçantë shqetësimi”, shtoi ajo.

Ndryshimet klimatike, të shkaktuara nga djegia e lëndëve djegëse fosile, së bashku me fenomenin klimatik El Nino, thyen rekorde në vitin 2023.

Shkencëtarët paralajmërojnë se viti 2024 mund të jetë më i keq pasi El Nino rrit temperaturat.

LEXO EDHE:

Back to top button