Alarm për bombë në një katedrale në Sllovaki
Alarm për bombë në një katedrale në Sllovaki
Alarm për bombë në katedralen e Shën Elizabetës në qytetin Kosice të Sllovakisë.
Një email kërcënues i është dërguar Kishës Katolike dhe përmbajtja është e ngjashme me atë të emaileve që u dërguan në shkollat anembanë Sllovakisë në fillim të kësaj jave, njoftoi policia rajonale.
“Situatën e kemi nën kontroll. Menjëherë morëm masat e sigurisë. Përveç policisë, në terren është edhe një qen i trajnuar posaçërisht për të kërkuar eksploziv. Jemi në kontakt të ngushtë me përfaqësuesit e kishës. Së bashku me ta Ekipet e policisë dënojnë ashpër kërcënime të tilla për sulme ndaj kishave”, thuhet në njoftim.