Alarm për bombë pranë Capitol Hill

Një alarm për bombë pranë Capitol Hill ka vendosur në gjendje alarmi autoritetet amerikane që kanë rrethuar zonën duke bërë evakuimin e njerëzve nga godinat përreth.
Policia ka rrethuar një automjet që dyshohet se ka eksploziv brenda. Autoritetet po vijojnë negociatat që personi që ndodhet brenda kamionit të dorëzohet, shkruan CNN.