Alarm për bombë në disa shkolla të Shkupit, Koçanit dhe Shtipit
Alarm për bombë në disa shkolla të Shkupit, Koçanit dhe Shtipit

Denoncime për vendosjen e mjeteve shpërthyese në postën elektronike të disa institucioneve arsimore në Shkup dhe qytete të tjera të vendit janë pranuar sot në mëngjes.
Sipas MPB-së, mëngjesin e sotëm ka pasur kërcënim me bombë në disa shkolla në Shkup, Koçan, si dhe në dy shkolla në Shtip.
Në disa shkolla, pas inspektimeve nga MPB, mësimi ka rifilluar.
MPB njofton se gjatë ditës do të ketë më shumë informacione për këto raste.
Sot në mëngjes në disa shkolla të kryeqendrës ka pasur alarm për bombë, pas çka janë evakuuar të gjithë nxënësit dhe personeli i shkollave. Policia është në vendngjarje dhe po meret me zbardhjen e rastit.
Lajmi nl përditësim