Moti sot – me diell dhe i ngrohtë, pasdite i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm
Mot me diell dhe i ngrohtë me shfaqje të shirave të rrëmbyeshëm dhe bubullimave pasdite në vende të caktuara, ndërsa temperaturat do të variojnë midis 13 dhe 37 gradë.
Moti nesër do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Pasdite do të jetë i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 13 deri në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 31 deri në 37 gradë.
Në Shkup, me diell dhe ngrohtë me vranësira të pakta deri mesatare, në orët e pasdites në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të ulet në 19, ndërsa maksimale do të arrijë 37 gradë.
Moti në ditët në vijim
Po vjen një periudhë me mot me diell dhe të ngrohtë. Pasdite, do të ketë paqëndrueshmëri të izoluar me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima.








