Alarmet për bomba, Spasovski: Gjendja e sigurisë është stabile

Alarmet për bomba, Spasovski: Gjendja e sigurisë është stabile

Gazetar: Adnan Qaili

Kryeministri Kovaçevski nuk i komentoi kërcënimet me bomba në shkolla. Ai i la radhën të përgjigjet ministrit të brendshëm Spasovski, e ky i fundit tha se për momentin nuk ka cenim të gjendjes së sigurisë.

“Janë ndërmarr të gjitha masat, sektori policor me bashkëpunim ndërkombëtar është në komunikim të vazhdueshëm me Interpolin dhe Europolin dhe po punohet ne gjetjen e kërcënueseve. Unë pres që këto dita të mbahet Këshilli për Koordinimin e Shërbimeve Informative të Sigurisë, në të cilin do të duhet të shkëmbehen të gjitha të dhënat ndërmjet ASK-së, Agjencisë së zbulimit, Komiteti në luftën kundër terrorizmit me qëllim të marrim shumë masa jo vetëm për rastin konkret, por në përgjithësi”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Sipas autoriteteve ka të bëjë kryesisht me rrjetet “WPN” dhe se nuk mund të merret një IP adresë saktësisht nga është, por mijëra adresa IP shfaqen në botë. Kreu i shtetit Stevo Pendarovski, tha se për momentin nuk ka cenim të theksuar sa për tu thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurimit, por që thekson se të gjitha organet e zbulimit janë vigjilent.

“Deri në këtë moment vlerësoj se nuk duhet të ngrihet situata deri në këtë nivel por jam i informuar se hetuesit janë aktiv 24/7 duke u marr me këto kërcënime. Këtu qëndrojnë dy aspekte, ndjekja penale për ata që e bëjnë duke nxitur panik dhe frikë, stres te nxënësit, arsimtarët dhe gjithë ne si qytetarë. Atë që e di është se të gjitha organet kompetente janë të angazhuar maksimalisht dhe nuk lejojnë të ketë asnjë shanse që me të vërtetë të vendose materiale eksplozive në shkollat tona”, deklaroi Stevo Pendarovski, President i RMV-së.

Ditë më parë në Bruksel u nënshkrua një marrëveshje e Maqedonisë me Komisionin Evropian në fushën e përballjes me terrorizmin. Ndërkohë, nga ana tjetër VMRO-DPMNE-ja kërkon mbledhje urgjente të Komisionit për mbrojtje dhe siguri në Kuvend. Sipas partisë opozitare, Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski duhet të thirret për llogaridhënie mbi situatën me alarmet për bomba nëpër shkolla. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button