Zyrtare, Endriku lojtar i Real Madridit në muajin qershor

Endrik do të jetë lojtar i Real Madridit në verën e vitit 2024. Lojtari është dakorduar tërësisht me kushtet e ofruara nga “Los Blancos” dhe nuk ka mbetur ndonjë kontest në lidhje me këtë situatë.

Marrëveshja që do ta nënshkruajë Endrick do ta mbajë atë në “Bernabeu” deri në vitin 2027, duke ia shtuar kësaj edhe mundësinë për ta vijuar edhe tri vite të tjera.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Fabrizio Romano i cili e sheh si të përfunduar këtë çështje. Lajmin e konfirmoi edhe skuadra e Palmeirasit, e cila pwrmes njw kumtese theksoi se Endrik shkon te skuadra spanjolle, pasi që kjo e fundit të transferojë 60 mln euro.

“Ky është biznesi më i madh i transferimeve në historinë e futbollit brazilian, sepse oferta nga Real Madrid ishte më e mira për talentin e Endrik, por gjithashtu përputhej me objektivat sportive dhe financiare të klubit që kur filluam negociatat”, thuhet në kumtesën e Palmeiras.

LEXO EDHE:

Back to top button