Berat Gjimshiti tremb Atalantën, por edhe kombëtaren e Shqipwrisw. Mbrojtësi kuqezi luajti më pak se 20 minuta në ndeshjen me Torinon në transfertë. Berat Gjimshiti u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi. Në vend të tij u aktivizua Bakker, në minutën e 18-të.
Mbrojtësi kuqezi, në fakt, tentoi të qëndronte më gjatë në fushë, pas pas konsultës me stafin teknik dhe mjekët e skuadrës, u vendos që të zëvendësohej, për të mos rrezikuar.
Nga pamjet e para duket se është një problem muskulor, por në ditët në vijim do të mësohet më shumë për gjendjen e mbrojtësit të Atalantës dhe të përfaqësueses shqiptare. Sa i përket kronikës së ndeshjes, Torino fitoi thellë 3-0 me dy gola të Zapatas dhe një finalizim të saktë nga pika e bardhë e Sanabrias./Supersport/








