Alba bashkohet me Mesin e Busketsin tek Inter Majami

Zhordi Alba duket se karrierën do ta vazhdoj përtej Evropës, ku skuadra amerikane Inter Majami është favorit i madh për t’i siguruar shërbimet e tij.

Mbrojtësi i majtë u largua pas 11 viteve nga Barcelona, ku fitoi të gjithë trofetë e mundshëm me gjigantin spanjoll. 34-vjeçari duket se karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit amerikan “MLS” me fanellën e Inter Majamit, ku do të bashkohej me Lionel Mesin dhe Serhio Buskets.

Gazeta prestigjioze spanjolle “Marca”, ka raportuar se mes lojtarit dhe klubit amerikan kanë nisur kontaktet e para dhe negociatat janë në rrugë të mbarë. Përkundër se Alba pasi fitoi trofeun e Ligës së Kombeve tha se është i gatshëm të luaj në nivele të larta në Evropë, duket se ish-shokët e skuadrës si Messi e Buskets e kanë bindur për tu transferuar në “MLS”.

Negociatat mes palëve janë duke u zhvilluar në shpejtësi dhe nëse shkon gjithçka sipas planit atëherë Inter Majami pritet ta zyrtarizojë anësorin spanjoll në 72 orët e ardhshme. Alba këtë edicion zhvilloi 30 ndeshje zyrtare me Barcelonën, ku realizoi dy gola dhe dhuroi gjashtë asiste.

LEXO EDHE:

Back to top button