Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë të shkallës Rihter tronditi Kroacinë, pranë qytetit të Sisak. Sipas EMSC, tërmeti është regjistruar në orën 05:45 me orën lokale. Epiqendra e tërmetit ishte dhjetë kilometra nga qyteti i Sisak, dhe thellësia e goditjes ishte pesë kilometra.
Në faqen zyrtare të EMSC-së kishte komente nga banorët në dhe përreth Sisak, të cilët ndanë përvojat e tyre me këtë tërmet. Më shumë se 300 njerëz raportuan këtë tërmet, sipas EMSC.
Disa nga komentet janë: “Tundi shtëpinë, nuk është shaka”, “Dy goditje të forta, njëra pas tjetrës”, “Vajza u hodh nga shtrati”, “E shkurtër por e fortë”.








