Albart, është emri zyrtar i maskotës të EURO 2024

" "

Maskota zyrtare e UEFA EURO 2024 është pagëzuar me emrin Albart, pas një votimi nga përdoruesit e Uefa.com dhe nxënësit e shkollave në të gjithë Evropën, si pjesë e programit të UEFA-s “Futbolli në shkolla”.

Bernardo, Barnheart dhe Herzi von Bar ishin gjithashtu logo konkurruese deri në përzgjedhjen përfundimtare. Në fund, Albart fitoi me 32 për qind të votave.

Maskota iu prezantua tifozëve gjermanë për herë të parë përpara ndeshjes ndërkombëtare të kombëtares gjermane kundër Kolumbisë më 20 qershor në “AufSchalke Arena”. Albärt bëri debutimin e tij po atë mëngjes në një shkollë fillore në Gelsenkirchen për t’i emocionuar fëmijët në të gjithë Evropën për futbollin dhe vlerat e tij.

“Si baba, e di se sa e rëndësishme është të stimulosh imagjinatën e fëmijëve”, tha drejtori i turneut të UEFA EURO 2024, Filip Lam.

LEXO EDHE:

Back to top button