Alec Baldwin akuzohet për të shtënat me armë në sheshxhirimin e “Rust”!

Alec Baldwin akuzohet për të shtënat me armë në sheshxhirimin e “Rust”!

Zyra e prokurorit të qarkut Santa Fe të New Mexicos tha për mediat e huaja ditën e kaluar se aktori dhe producenti Alec Baldwin është akuzuar penalisht në lidhje me të shtënat fatale të vitit 2021 në xhirimet e filmit “Rust”.

Akuzat kundër Baldwin dhe armatores së kastit të filmit, Hannah Guiterrez Reed, përfshijnë dy akuza për vrasje të pavullnetshme. Avokatët e të dy të pandehurve insistuan më parë se klientët e tyre përkatës janë të pafajshëm.

Prokurorja e qarkut Mary Carmack-Altwies i tha CNN-it se do të akuzonte Baldwin dhe Guiterrez Reed për vrasje të pavullnetshme, duke i akuzuar ata për dështimin në kryerjen e procedurave të sigurisë që mund të kishin parandaluar aksidentin që rezultoi në vdekjen e drejtoreshës së kinematografisë Halyna Hutchins. Hutchins u vra nga një plumb i drejtpërdrejtë i shkrepur nga një armë skenike e mbajtur në dorë nga aktori Baldwin, i cili pohon se ai nuk e tërhoqi këmbëzën e armës.

Si pasojë edhe regjisori Joel Souza u qëllua dhe u plagos. Baldwin ka pohuar se nuk ishte në dijeni se arma që qëlloi gjatë provave përmbante fishekë të vërtetë. Në një deklaratë për CNN më 19 janar, avokati i tij e quajti vendimin e prokurorëve “një gabim të tmerrshëm drejtësie”.

Luke Nikas u shpreh: “Ky vendim shtrembëron vdekjen tragjike të Halyna Hutchins dhe përfaqëson një gabim të tmerrshëm drejtësie. Z. Baldwin nuk kishte arsye të besonte se kishte një plumb të vërtetë në armë, ose kudo në setin e xhirimeve të filmit. Ai u mbështet te profesionistët me të cilët punonte, të cilët e siguruan se arma nuk kishte fishekë të vërtetë. Ne do t’i luftojmë këto akuza dhe do të fitojmë.”

Më herët, Alec Baldwin ka ngritur një padi në Kaliforni kundër disa individëve të lidhur me filmin “Rust”. Aktori paraqiti një ankesë kundër armaturës së prodhimit Hannah Gutierrez Reed, ndihmës regjisorit David Halls, ndihmësit të armaturës Seth Kenney, dyqanit të furnizimit me armë dhe municione.

LEXO EDHE:

Back to top button