Fëmija gjeni di të lexojë dhe numërojë në 6 gjuhë

Fëmija gjeni di të lexojë dhe numërojë në 6 gjuhë

" "

Një fëmijë gjeni, i cili e mësoi veten të lexonte në moshën dy vjeçare, është bërë anëtari më i ri i Mensa-s në Britani (një organizatë që mbështet fëmijët shumë të aftë). Teddy Hobbs tashmë mund të lexojë libra të Harry Potter dhe të numërojë deri në 100 në gjashtë gjuhë të tjera, duke përfshirë frëngjisht, spanjisht dhe gjermanisht. Vogëlushi, u pranua në organizatën elitare në moshën tre vjeç e nëntë muaj vitin e kaluar pasi shënoi 139 në një test IQ. Nëna e tij tregon se Teddy nuk ka interes për lojërat apo tv, por të zgjidhë ushtrime dhe sfida të ndryshme. Ai nuk dëshiron të luajë, por ka dëshirë të përdorë aplikacione që e mësojnë të numërojë deri në 100 në shumë gjuhë të ndryshme. Prindërit e Tedit po përpiqen  ta mbajnë atë “të përulur” pavarësisht inteligjencës së tij, për ta parandaluar atë të zhvillojë çdo lloj “kompleksi superioriteti”. Tani 4 vjeç, Teddy me sa duket nuk është në dijeni se sa i talentuar është në krahasim me fëmijët e tjerë të moshës së tij.

 

LEXO EDHE:

Back to top button