Alegri: Gjithçka është e lehtë kur kë lojtarë si Di Maria

Pas fitores ndaj Nantes dhe kalimit në çerekfinale të Ligën Europa, trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri është i kënaqur me paraqitjen e djemve të tij.

“Jam i kënaqur me paraqitjen, nuk ishte një ndeshje e lehtë pas rezultatit në ndeshjen e parë. Kur mbetën me 10 lojtarë, ne kishim disa avantazhe, por duhet të përmirësojmë shpejtësinë e pasimeve. Duhet të heqim pak përtacinë dhe të kuptojmë se vetëm duke mbajtur topin mund të kesh avantazhe.

Di Maria? Kampionët janë të ndryshëm nga të tjerët. Gjithçka është e thjeshtë për ta. Kur ka lojtarë të tillë, rritet niveli i ekipit dhe të tjerët janë më të qetë” tha Allegri

LEXO EDHE:

Back to top button