Alegri i qartë: Para rinovimeve të lojtarëve është gara për Ligën e kampionëve

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Leçe ishte mjaft i qartë për objektivet dhe vazhdimin e kontratave të futbollistëve.

“Rinovimet e Rabiot dhe Di Maria? Ne do të mendojmë se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm, por për momentin nuk e dimë nëse do të luajmë në Champions League, që është pika vendimtare. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të përqendrohemi në atë që duhet të bëjmë,” tha në fillim Alegri.

Pra, si fillim mbetet tepër e rëndësishme beteja për një vend në Ligën e Kampionëve, e pastaj merkatoja, e cila do të varet shumë nga marrja pjesë në kompeticionin elitar të klubeve europiane.

“Kanë mbetur edhe 35 ditë deri në fund të sezonit, duhet të jemi të përqendruar në këtë. Pastaj për sezonin e ardhshëm klubi do të bëjë vlerësimet e tij në mënyrën më të mirë të mundshme,” tha mes tjerash trajneri i Zonjës së Vjetër.

Ndërkohë, Juventusi po kërkon një drejtor sportiv. Për “Gazzetta dello Sport”, Xhiuntoli mbetet i preferuari i bardhezinjve, por është i vështirë të arrihet, sepse duhet “OK” nga Napoli dhe De Laurentiis. Alternativat Masara (Milani) dhe Rosi (Sassuolo) mbeten po ashtu të “gjalla”.

LEXO EDHE:

Back to top button