Ngjyra e manikyrit zbulon karakterin tuaj

Ngjyra e manikyrit zbulon karakterin tuaj

Lyerja e thonjve nuk është thjesht një aktivitet që na bën të ndihemi më të kuruara, por është gjithashtu një simbol i kujdesit për veten. Secila prej ngjyrave që zgjedhim tregon një tipar të personalitetit, shijes individuale gjendjes shpirtërore mometale. Në vijim do t’ju tregojmë lidhjen e ngushtë që ekziston mes ngjyrave të pafundme të manikyrëve dhe karakterit.

Ngjyra “nude”

Nuk ndiqni çdo tendencë të modës, pasi e keni të qartë se ato ikin e vijnë. Ju pëlqen të keni një pamje të thjeshtë, të kuruar dhe parapëlqeni stilin klasik. Zakonisht jeni natyra të qeta dhe dini t’i kontrolloni mirë emocionet tuaja. Tipari juaj dominant është vigjilenca. Jeni shumë të vëmendshme ndaj çdo detaji.

Ngjyra e kuqe

Nuk jeni aspak të turpshme, përkundrazi, ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes. Jeni një njeri shumë social dhe ekstrovert i cili pëlqehet nga të gjithë. Jeni persona të dashur, gjithnjë të qeshur, të guximshëm, me besim në vete dhe sensualë.

Ngjyra e zezë

Thonjtë e zinj tregojnë se keni një stil të veçantë dhe nuk keni aspak frikë nga vëmendja. Me shumë gjasa ju pëlqen arti, kultura dhe moda e viteve ’90. Keni një shpirt të ndjeshëm dhe krijues. Ju jeni të parat që merrni përgjegjësi në situata të vështira dhe preferoni të drejtoni. Nuk tërhiqeni nga asnjë sfidë dhe jeni një natyrë rebele.

Ngjyra rozë

Manikyri rozë tregon se ju pëlqen të kujdeseni për njerëzit tuaj të dashur. Jeni natyra introverte dhe dëshironi të keni një pamje të kuruar. Jeni njerëz empatikë, të kujdesshëm dhe ju pëlqen të shoqëroheni me njerëz të rinj. Rrezatoni elegancë kudo që të shkoni. Nëse pëlqeni rozën e ndezur, jeni natyra më të guximshme dhe nuk keni frikë të merrni përsipër risqe.

Ngjyra e bardhë

Zakonisht ndiqni mendjen dhe jo zemrën. Jeni persona të organizuar dhe gjithmonë ecni me një plan të caktuar. Ju pëlqen të visheni me ngjyra neturale dhe të bëni një grim të kuruar dhe të pastër. E bardha simbolizon gjithashtu qetësinë ndaj nëse zgjidhni këtë ngjyrë manikyri, kjo tregon se jeni njerëz të qetë dhe të duruar.

Ngjyra lejla

Nëse ju pëlqen manikyri ngjyrë lejla, kjo tregon se jeni një njeri me shije të veçantë. Keni dëshirë të visheni ndryshe nga të tjerët dhe nuk i trembeni paragjykimeve. Jeni të sigurt, aventurierë dhe e vlerësoni shumë privatësinë tuaj. Kjo ngjyrë nënkupton se jeni persona krijues dhe keni një imagjinatë shumë të zhvilluar.

Ngjyra blu

Nuancat e blusë simbolizojnë harmoninë dhe qetësinë, dy cilësi që i vlerësoni shumë në jetën tuaj. Jeni të prirur të jeni zëri i arsyes në situata stresuese dhe i jepni gjithmonë zgjidhje problemeve dhe vështirësive që dalin gjatë rrugës. Bluja e errët zakonisht tregon se jeni njerëz që i kontrolloni mirë emocionet negative, ndërkohë që bluja e ndezur tregon se ju pëlqen adrenalina dhe udhëtimet e gjata në vende tropikale.

LEXO EDHE:

Back to top button