Alegri: Nanti është një skuadër shumë e mirë dhe duhet respektuar

Juventusi përgatitet për të rinisur aventurën europiane, këtë herë në fazën me eliminim direkt në Liga Europa. “Bardhezinjtë” presin në shtëpi francezët e Nantit teksa trajneri Masimiliano Allegri theksoi dëshirën për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni për të siguruar edhe pjesëmarrjen në Ligwn e Kampionwve nw sezonin e ardhshëm.

“Do të jetë një debutim edhe për mua në Liga Europa, këtu nis rrugëtimi ynë i ri në Europë. Për ne është një objektiv i rëndësishëm pasi nëse e fitojmë kompeticionin atëherë sigurojmë pjesëmarrjen në Ligwn e Kampionwve sezonin e ardhshëm. Në këtë formë, duam t’i shkojmë deri në fund turneut. Jemi ende shumë të nxehur për eliminimin nga Liga e Kampionwve, por nisim një rrugëtim të ri dhe duhet thënë se skuadrat franceze janë shumë të vështira.

Kanë teknik dhe kualitet. Duhet të përgatisim terrenin për të luajtur më pas në ndeshjen e ardhshme në transfertë, Europa mbush kalendarin pasi përndryshe të luash vetëm një herë në javë bëhet e mërzitshme. Nuk na ndihmon fakti që luajtëm të dielën, por nuk ankohemi. Nuk e di nëse jemi favoritë, di vetëm që Nanti është një skuadër shumë e mirë dhe që duhet respektuar”, u shpreh Allegri.

LEXO EDHE:

Back to top button