Aleksandar Vuçiq jep dorëheqje nga udhëheqja e SNS-së

Aleksandar Vuçiq jep dorëheqje nga udhëheqja e SNS-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e partisë në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe. Gjatë mbledhjes partiake, të mbajtur sot në Kragujevc, Vuçiq e propozoi ministrin e Brendshëm të Serbisë, Millosh Vuçeviq, në postin e kryetarit të kësaj partie. Vuçiq më herët kishte njoftuar se do të largohej nga drejtimi i partisë dhe se nga 28 maji do të nisë formimin e një lëvizjeje të re. Gjatë fjalimit në mbledhjen partiake, Vuçiq po ashtu foli për situatën në Kosovë, të cilën e quajti të vështirë. “Synimi i shteteve perendimore është që të dalin me një deklaratë kundër autoriteteve në Kosovë për të na kënaqur neve, por me çfarë të jemi të kënaqur, me realitetin e ri, që është në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe normat ndërkombëtare. Rezistenca e popullit serb në Kosovë do të jetë më e fortë, shpresoj përmes mjeteve paqësore”, tha Vuçiq. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button