Arrestohet 23-vjeçari i dyshuar për vjedhje në 5 xhami e një kishë

Arrestohet 23-vjeçari i dyshuar për vjedhje në 5 xhami e një kishë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje në objekte fetare në rajonin e Gjilanit e më gjerë.

I dyshuari është 23-vjeçari me iniciale A.K.. Ai është arrestuar të enjtën.
“Arrestimi i të dyshuarit nga ana e hetuesve policorë është bërë pasi që janë gjetur prova të arsyeshme se i dyshuari në kohë të ndryshme dyshohet se ka kryer vjedhje në disa objekte fetare në rajonin e Gjilanit dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.

Ai dyshohet se ka kryer vjedhje në pesë xhami dhe një kishë.

“Në stacionin policor në Gjilan në prezencë të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare i njëjti është intervistuar ku i janë ofruar dëshmi dhe video incizime, ku dyshohet se ai është i involvuar në këto raste të vjedhjeve nëpër këto objekte fetare: Rasti i vjedhjes se xhamisë në (në fshatin Pidiq), rasti i vjedhjes se xhamisë (në Gjilan, rruga ‘Arberia’), rasti i vjedhjes se xhamisë (në Gjilan, rruga ‘Fadil Jakupi’), rasti i vjedhjes së xhamisë (në fshatin Zhegër), rasti i vjedhjes se xhamisë (në fshatin Miresh), rasti i vjedhjes në kishën në fshatin Kllokot”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se pas intervistimit dyshohet se i ai është i përfshirë edhe në dy raste të tjera të vjedhjeve të rënda nëpër shtëpi private.

“Hetimet rreth këtyre janë në vazhdim e sipër nga hetues policor në Gjilan dhe Prokurori i shtetit. Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë. Rasti me kallëzim penal dërgohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:

Back to top button