Aleksandre Pato, për herë të tretë rikthehet te ish klubi i tij

Aleksandre Pato është duke vazhduar ende me futbollin. Ai edhe zyrtarisht është rikthyer te skuadra e tij e dikurshme, Sao Paulo. 33-vjeçari ka firmosur një kontratë me klubin brazilian që do ta mbajë atë deri në vitin e ardhshëm.

Pato i cili që nga muaji janar ishte pa skuadër, tani te Sao Paulo është rikthyer për herë të tretë gjatë karrierës së tij. Sulmuesi brazilian që prej largimit të tij nga AC Milan, asnjëherë s’ka mundur ta gjejë formën e tij të dikurshme. Ai luajti edhe në Premier Ligë te Çellsi dhe në La Liga te Viljareali.

Titujt që Pato i ka fituar deri tani, janë këto: Serie A, Super Kupa e Italisë, Kupa e Botës për Klube, Confederation Cup dhe US Open Cup. /Lajmi/

LEXO EDHE:

Back to top button