Oferta montruoze për Osimhen, vjen nga Premier Liga

“Gazzetta dello Sport” bën një pasqyrë të së ardhmes së Viktor Osimhen. De Laurentiis e vlerëson çmimin e tij në rreth 150 milionë euro. Sulmuesi tashmë e di shumë mirë se në të paktën tri liga të tjera, përveç Serie A (Francë, Gjermani dhe Angli) do të fitonte mbi dhjetë milionë euro në vit.

PSZH është po aq e ndjeshme ndaj sharmit të nigerianit sa dhe Bajern Munihu, por tani për tani asnjë klub nuk ka zyrtarizuar ofertë për Napolin, sepse të gjithë po përpiqen të kuptojnë se cila shifër mund të jetë në të vërtetë tunduese për Napolin.

Siç u përmend, megjithatë, është një ligë e tretë europiane që zgjon interesimin e Viktor Osimhenit. Padyshim që është Premier Liga, nga e cila ndoshta vjen edhe propozimi i parë “monstruoz”. Kjo ofertë e bujshme mund të formulohet nga Njukasëll, i cili me kualifikimin në Ligën e Kampionëve, kërkon të jetë një klub më shumë se kurrë serioz.

LEXO EDHE:

Back to top button