Alimi: Kurrë nuk e kam menduar se do të dënohem vetëm pse shpëtova një jetë
Alimi: Kurrë nuk e kam menduar se do të dënohem vetëm pse shpëtova një jetë

Abdylfeta Alimi i cili më 27 prill të vitit 2017 shpëtoi Ziadin Selën thotë se nuk e kishte imagjinuar asnjëherë se do të përfundonte në burg vetëm se ka shpëtuar një jetë. Sipas tij, drejtësia në raport me të është treguar e njëanshme për arsye sipas tij të panjohura.
“Kurrë nuk e kam menduar. Nuk është e kapshme kjo. Sot e kësaj dite, e kuptoj pse e kanë bërë, por nuk e di si mundet kështu drejtësia të mbyll vetëm se munden. Pavarësisht se unë mund tua kem prish planet. Pa fije turpi të akuzojnë për terrorizëm, pa fakte dhe pa argumente, nuk e di”, deklaroi Feta Alimi në “Rruga drejt…”.