Alimi rrëfen momentet më të vështira në burg dhe kur u dënua
Alimi rrëfen momentet më të vështira në burg dhe kur u dënua

Duke folur për vështirësitë në burg dhe gjatë procesit të gjykimit, Feta Alim në “Rruga drejt…” ka deklaruar se momenti më i vështirë për të ka qenë atëherë kur i është shqiptuar dënimi. I emocionuar, Alimi thotë se ka kthyer kokën mbrapa për të parë djalin e tij i cili i ka thënë një gjë në heshtje.
“Momenti më i vështirë ishte kur më dënuan 7 vjet. Ishte djali Burimi dhe bashkëshortja. Atë moment nuk e harroj. U ktheva mbrapa dhe e pash djalin. Ai është e fortë por iu kishin skuqur sytë. Me mimikë ma bëri shumë babi”, deklaroi Feta Alimi në “Rruga drejt…”.