Alioski, debuton ndaj Liverpullit në “Anfilld Roud”


Ezgjan Alioski me skuadrën e tij, Lids Junajted, do të nis sezonin e ri në Premier Ligën e Anglisë me përballje me kampionin aktual, skuadrën e Liverpullit. Alioski do të debutojë në Premier Ligë në sfidën që do të zhvillohet në “Anfilld Roud”, më 12 shtator, kur nis sezoni i ri na kampionatin anglez të futbollit. Në kuadër të javës së parë, Arsenali me Xhakën dhe Mustafin, do të jenë mysafirë të Fulhamit, ndërsa Totenhami i Murinjos do të sfidojë Evertonin e Karlo Ançellotit. Për shkak të pjesëmarrjes në garat evropiane, skuadrat nga Mançesteri, në mënyrë plotësuese do të përcaktojnë termin e përballjeve të para të sezonit të ri.

Premier Liga – Java e parë

E shtunë , 12 shtator

Kristal Pallas – Sautempton

Fulham – Arsenal

Liverpuli – Lids Utd

Totenham – Everton

Uest Bromuiç – Lester Siti

Uest Ham – Njukasëll.

E hënë, 14 shtator

Brajton – Çellsi

Shefield – Vulverhempton

LEXO EDHE:

Back to top button