Alioski: Nder të punoja me ju dhe të mësoja. Faleminderit Bielsa!

Ezgjan Alioski, i cili luan aktualisht në Arabinë Saudite, me vëmendje zhvillimet në ish-klubin e tij Lids Junajted. Mbrojtësi i majtë kaloi një kohë të gjatë te skuadra angleze dhe ndihmoi klubin të organizonte një rikthim historik në elitën angleze, e cila drejtohej nga trajneri Marselo Bielsa.

Eksperti argjentinas me përvojë, dha dorëheqjen dhe pas katër vite te Lidsi detyrohet të largohet pas serisë katastrofike të cilën e ka prekur skuadrën angleze. Lids pësoi 20 gola në pesë ndeshjet e fundit në Premier Ligë, gjë që rezultoi të ishte një krizë e madhe edhe për trajnerin argjentinas, tek i cili të gjithë kishin besim të madh.

Bielsa do të mbahet mend si njeriu që solli Lidsin në Premier Ligë pas një pushimi prej 16 vite dhe Alioski e bëri të qartë sot se do t’i jetë përjetësisht mirënjohës mentorit të tij argjentinas.

Do të jem gjithmonë mirënjohës për atë që bëri për mua! Ishte një nder, të punoja me ju dhe të mësoja prej jush! “Faleminderit Marselo Bielsa”, ka shkruar Alioski në rrjetet sociale.

 

https://twitter.com/ezgjanalioski

LEXO EDHE:

Back to top button