VIDEO / Dortmundi barazon, ngec në luftën për titullin

Skuadra e Borusia Dortmundit nuk arriti të arkëtojë tre pikë nga Augsburgu, që mund ti kushtojë shumë në luftë për titullin e kampionit.

Augsburgu me një lojë të mirë arriti që të arëktojë një pikë duke barazuar 1:1 me Dortmundin, në ndeshjen e javës së 24-të të Bundesliga I. Borusia kaloi në epërsi në pjesën e parë, me golin e Hazard në minutën e 34-të. Vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan në minutën e 78-të, duke iu falënderuar golit të Sarenren-Bazee.

Aktualisht Bajerni kryeson me 58 pikë, ka 8 më shumë se Dortmundi, ndërsa Augsburg është në vend të 15-të me 23 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button