Alioski : Nuk dua të spekullojë për atë që kam dëgjuar

Reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski zbuloi se Marko Arnautoviq kanë pasur disa duele të zjarrta në terren, mirëpo nuk dëshiron që të spekullojë se çka ka dëgjuar, ashtu që sharjet e Arnautoviqit i potencon se duhet UEFA ti zgjedh. Ai tha se për këtë gjë UEFA duhet të sheh xhirimet dhe të vendos se a ka bazë për një gjë të tillë. Alioski shtoi se këto gjëra janë normale në luftën e madhe që bëhet në terren dhe se pas ndeshjes, austriaku ka ardhur në zhveshtore, kanë biseduar dhe janë përshëndetur.

- Advertisements -

“Kishim disa mosmarrëveshje gjatë ndeshje, me Marko Arnautoviqin, që është normale për çdo ndeshje. Me e mirë e gjithë kësaj është se bisdeua pas ndehsjes, u përshëndetëm. Unë nuk dua të spekullojë se çka kam dëgjuar, por UEFA duhet të sheh më mirë xhirimet dhe të analizojë. Nuk mund të them saktë se çka kam dëgjuar, pasi që është vështirë që të kuptojë. Mirëpo në secilin takim janë këto momente të dueleve. Nëse ka bazë për veprim disiplinor, atëherë le të vendos UEFA,” tha mes tjerash Alioski.

Ditë më parë Arnautoviq kërkoi falje në rrjetët sociale duke kërkuar falje në gjuhën maqedone dhe atë shqiptare për incidentin, ndërsa FFM-ja edhe zyrtarist dërgoi reagim deri te UEFA për të dënuar futbollistin austriak.

LEXO EDHE:

Back to top button