Aliu: Konflikti Rusi-Ukrainë, bashkoi Evropën
Politikologu Murat Aliu deklaroi se konflikti rusi-Ukrainë ka sjell deri tek bashkimi i Evropës kundrejt një rreziku rus. Sipas tij përmes këtij konflikti Rusia ka përcjell një mesazh të qartë se nesër në të njëjtën situatë mund të gjenden edhe vendet tjera të Evropës Lindore siç janë Rumania dhe Hungaria, nga të cilat Rusia ka kërkuar që të largohen nga NATO, shkruan Alsat.
“Putini me këto lloj invazione, me këto lloj okupime po kep një mesazh të qartë që sot është Ukraina, nesër mund të jenë pikërisht ato shtete të Evropës Lindore nga të cilat Putini kërkoi që të heqin dorë nga anëtarësimi në NATO. Paraprakisht kërkoi që Hungaria, Rumania të tërhiqen nga kjo organizatë. Do të thotë që SHBA-të dalin këtu përfituesit më të mëdhenj, për mendimin tim sepse ato janë një lloj garanci të NATO-s. Dhe qëndrimi për të pakët në një afatmesëm, apo ndoshta edhe afatgjatë në këtë drejtim shohim një Evropë të homegjinizuar dhe të bashkuar kundrejt një rreziku rus”, tha Murat Aliu, politikolog./Alsat.mk








