Mehmedi: Mali i Zi dhe Serbia janë paralelja më e reale dhe më e ngjashme mes Ukrainës dhe Rusisë

Politikologu Faton Mehmedi vlerëson se Ballkani nuk mund të jetë imun ndaj zhvillimeve Rusi-Ukrainë. Megjithatë shprehet se Kosova nuk do të jetë target i Serbisë, nga fakti se siç u shpreh ai në “Rruga drejt” Mali i Zi dhe Serbia janë paralelja më e afërt dhe më e ngjashme me Konfliktin Rusi-Ukrainë, shkruan Alsat.

“Unë mendoj se kjo është përplasja e fundit brenda perëndimit. Popullim rus si civilizim i përket botës perëndimore dhe përfundimisht ne duhet me mbështet narrativen se përfundimi i kësaj lufte do të jetë ngritja e popullit rus dhe rrënimi i një regjimi post-komunist që e ka kohën që të shkoj. Unë e përjetoj si konflikt të brendshëm brenda perëndimit…Unë nuk e shoh si përplasje mes lindjes dhe perëndimit sa e shoh përplasje mes lindjes dhe perëndimit brenda Rusisë. Megjithatë nuk mendoj se Ballkani është imunë ndaj këtyre zhvillimeve dhe nuk mendoj se Kosova do të jetë target i Serbisë. Sipas kronologjisë të zhvillimeve Mali i Zi dhe Serbia janë paralelja më e reale dhe më e ngjashme mes Ukrainës dhe Rusisë”, tha Faton Mehmedi, politikolog./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button