Kompania farmaceutike Alkaloid ka arritur bilanc rekord të shitjeve për vitin 2024 duke qarkulluar plot 309 milion euro. Eksporti i kompanisë për periudhën janar-dhjetor 2024 është rritur për 14 për qind, ndërsa vlera e investimeve në kompani për periudhën një vjeçare ka arritur mbi 23 milion euro. Eksporti më i theksuar është regjistruar më disa vende edhe atë në Qipro, Lituani, Çile, Britani, Jordani, Gjeorgji, Ukrainë, Portugali, Mongoli, Gjermani, Zvicër, Romani dhe Shqipëri. Gjatë vitit 2024 numri i të punësuarve në Alkaloid është rritur për 253 ndërsa gjatë vitit 2025 plani i investimeve mbi kapacitetet furnizuese është paraparë 8 për qind e të ardhurave të konsoliduara. /Alsat.mk
396 Less than a minute








