Pas disa vitesh prezence dhe funksionimi të suksesshëm në tregun evropian, “Alkaloid” regjistroi një kompani të re në Rumani, me emrin “Alkaloid Bucharest S.R.L.”.
Sipas Alkaloid-it kompania është 100% në pronësi të saj. Duke marrë parasysh se më shumë se 65% e vendosjes së produkteve të kompanisë është e destinuar për eksport, prania e programit të prodhimit në tregjet e BE-së, si dhe zgjerimi në tregje të reja, është jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Në këtë drejtim, subjekti juridik i posahapur është i shtati me radhë që është themeluar në vendet e Bashkimit Evropian. “Alkaloid” është i pranishëm në Rumani përmes gamës së produkteve farmaceutike, si dhe përmes programit të hemodializës, i cili përfshin disa grupe produktesh.
Shitjet e realizuara për vitin 2021 në tregun e Rumanisë arritën në 212,5 milionë denarë, ndërsa në gjysmën e parë të vitit 2022 kompania shënoi rritje prej 140% në këtë treg, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.








