Alkantara, pozitiv në testet për “Covid 19”

Tiago Alkantara ka rezultuar pozitiv në testet për “COVID-19”. Lajmin e ka konfirmuar vet skuadra e Liverpullit në faqen zyrtare të klubit anglez.

“Mesfushori i Liverpullit, Tiago Alkantara, ka dalë pozitiv në “COVID-19” dhe është në vetizolim sipas udhëzimeve të nevojshme”, thuhet në kumtesën e kampioit të Anglisë.

Mesfushori 29 vjeçar ka munguar në derbin e së hënës kundër Arsenalit dhe ka shfaqur simptoma të vogla të virusit, por është në gjendje të mirë shëndetësore.

LEXO EDHE:

Back to top button