Alkantara refuzoi rikthimin në “Kamp Nou”

Sipas mediave në Spanjë, Tiago Alkantara në merkaton verore, në ditën e fundit kishte një ofertë për t’u kthyer te Barcelona. Mirëpo mesfushori i Kombëtares së Spanjës, refuzoi rikthimin në ‘Camp Nou’, sepse tashmë kishte arritur marrëveshje me Liverpullin.

Rol kryesor në transferimin e Alkantaras në ‘Anfield Road’ ka luajtur trajneri Jurgen Klopp, që ka bindur atë të zgjedh Liverpullin. Alkantara u largua nga Barcelona në vitin 2013 për t’iu bashkuar Bajern Munihut, ku u bë një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Ai këtë verë vendosi të transferohej në Premier Ligë te Liverpulli, dhe Barca provoi ta bindte për rikthim në ‘Camp Nou’, në momentin e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button