" "
Ka startuar raundi i katërt i grand slam të “Australian Open”, duke përcaktuar edhe tenistët e parë që avancojnë në fazën çerekfinale. Spanjolli Karlos Alkaraz, numri 1 në botë, fitoi me vështirësi 3-0 (7-6, 6-4, 7-5) ndaj amerikanit Tomi Poll.
Në çerekfinale shkon edhe gjermani Aleksander Zverev, që mundi po 3-0 (6-2, 6-4, 6-4) Francisko Çerundolo.
Në sfidat e tjera, fiton edhe Lerner Tien, që eliminoi rusin Daniil Medvedevin, ndërsa Aleks de Minaur mund Aleksander Bublik.
Te femrat, kualifikohet bjellorusja Arina Sabalenka, që mundi 2-0 (6-1, 7-6) Viktoria Mboko.
Në çerekfinale shkojnë edhe amerikania Koko Gauff (mundi 2-1 Karolina Muçova) e Iva Joviç (mundi 2-0 Julia Putinseva).








