Alkaraz: Është një ëndërr e shndërruar në realitet

Karlos Alkaraz arriti një fitore të madhe 3-2 në finalen e Uimbëlldonit përballë Novak Gjokoviç. 20-vjeçari spanjoll mposhti 36-vjeçarin serb në duelin e zjarrtë final, që zgjati 4 orë e 42 minuta.

Ylli i ri i sportit të tenisit, siguroi për herë të parë suksesin e jashtëzakonshëm në Uimbëlldon, që pritet të mos jetë i vetmi për të. Pas fitores së madhe, Alkaraz nuk i kurseu elozhet për Gjokoviçin, me këtë të fundit që debutonte si profesionist në tenis pikërisht atëherë kur lindi talenti nga Murcia.

“Një ëndërr e shndërruar realitet. Sa bukur të fitosh, por njësoj krenar për veten time do ndihesha edhe nëse do të humbisja përballë një kampioni të madh si Gjokoviçi. Unë jam rritur duke e parë atë duke fituar. Është e mrekullueshme të përballesh me të, e pabesueshme. Nole më ka frymëzuar pafund, nisa të luaj këtë sport duke të parë ty (i drejtohet rivalit).

Falënderoj ekipin tim për këtë sukses. Është një ditë e veçantë, kam luajtur para mbretërve, jam shumë krenar që mbreti është këtu për të më mbështetur. Shpresoj të vijë më shpesh“, theksoi Alkaraz, i cili konfirmohet si kryesuesi i renditjes së përgjithshme në tenis.

LEXO EDHE:

Back to top button