Alkaraz, Gjokoviç e Medvedev, sfidë për kurorën dhe numrin 1

" "

Kompletohen çiftet e çerekfinales në Grand Slamin e Uimbëlldonit, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar që luhet në Londër. Kështu, serbi Novak Gjokoviçit fitoi 3-1 ndaj hungarezit Hubert Hurkaç, ndeshje që ishte lënë në mes për shkak të errësirës në ditën e parë. Surprizë eliminimi i grekut Stefanos Cicipas, numri 5 në botë, që u mund 3-2 nga amerikani Kristofer Eubanks. Numri 1 në botë, spanjolli Karlos Alkaraz fitoi 3-1 me përmbysje ndaj italianit Matteo Beretini. Në çerekfinale avancojnë edhe rusi Daniil Medvedev (numri 3) e danezi Holger Rune (numri 6 në botë).

Te femrat, numri 2 në botë, bjellorusja Arina Sabalenka, mundi 2-0 rusen E.Aleksandrova. Një biletë për më tej siguron edhe tenistja tuniziane Ons Zhabeur, që mundi 2-0 çeken Petra Kvitova. Dy tenistet e fundit që shkojnë në çerekfinale janë amerikania Madison Kejs dhe ajo kazake Elena Ribakina (numri 3 në botë).

Çerekfinale-Meshkuj

Janik Siner-Roman Safiullin

Andrej Rubljev-Novak Gjokoviç

Karlos Alkaraz-Holger Rune

Daniil Medvedev-Kristofer Eubanks

 

Çerekfinale-Femra

Xhesika Pegula-Marketa Voundrousova

Iga Sviatek-Elina Svitolina

Medison Kejs-Arina Sabalenka

Ons Zhabeur-Elena Ribakina

LEXO EDHE:

Back to top button