Alkaraz në çerekfinale, Sabalenka kalon lehtë ndaj Anasimovës

Në Paris kanë nisur takimet e raundit të katërt të Grand Slam të Roland Garros, turneu më i madh i fushave me dhè në tenis.
Spanjolli Karlos Alkaraz, kampion në fuqi, fitoi 3-1 ndaj Ben Shelton (7-6, 6-3, 4-6, 6-4), duke avancuar në çerekfinale. Mes tetë më të mirëve kualifikohen edhe Lorenzo Musetti, Frances Tiafoe e Tomi Paull.
Te femrat, numri 1 në botë, bjellorusja Arina Sabalenka, fitoi 2-0 (7-5, 6-3) ndaj Amanda Anisimova. Një biletë për në çerekfinale siguron edhe polakja Iga Sviatek. Kualifikohen edhe Elina Svitolina e Kinven Zheng.