Allegri: Ky eliminim dhemb, jemi të zhgënjyer

Massimiliano Allegri është shprehur i zhgënjyer me eliminimin nga Liga e Kampionëve. Tekniku italian, ka dhënë komentet e tij pas disfatës së pësuar ndaj Benfica, disfatë që Juventusin e lë edhe matematikisht pa mundësi kualifikimi. Trajneri thotë se zhgënjimin e marrë mbrëmë duhet ta kthejnë në motivim për të vazhduar në Serie A.

 

“Ky eleminim dhemb, ne jemi të nervozuar dhe të mërzitur, por duhet tani të fokusohemi në Serie A, për të kapur tjerët, sepse s’ka qenë start i mirë dhe ne duhet të rikuperohemi fizikisht e mentalisht. Duhet ta pranojmë këtë eleminim dhe të kthejmë zhgënjimin në motivim për ndeshjen tjetër ndaj Leçes. Eleminimi ishte aty edhe më herët, por duhej të qëndronim në lojë”, tha mes tjerash trajneri italian.

 

Juventusi është në pozitën e tetë në Serie A, me 19 pikë të grumbulluara në 11 ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button