Alonso: Shumaheri një hap para Hamiltonit

Për ish garuesin e Formula 1, Fernando Alonso, piloti gjerman Mihael Shumaher qëndron para Luis  Hamiltonit, në krahasimin e drejtpërdrejt.

“Është e vështirë. Janë kohëra dhe makina të ndryshme me nivele të ndryshme të përformancës. Por e mbaj mend Mihael Shumaherin, si një shofer të fortë për t’u mposhtur. Ai kishte ‘diçka’ të vogël, më shumë. Luisi është shumë i mirë dhe më i miri i brezit të tij, por ai nuk e fitoi Kupën e Botës kur ishte shokë me Xhenson Batonin në MekLaren. Në Mercedes, Niko Rozberg gjithashtu fitoi Kupën e Botës (2016), Mihaellit nuk i ndodhnin këto, ai gjithmonë fitonte. Për mua, Mihael është një hap përpara,” tha mes tjerash Alonso./Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Back to top button