Alonso, zëvëndësimi i Fetellit tek Aston Martin

Fituesi i dyfisht i kurorës në Formula 1, Fernando Alonso, do të jetë pilot i skuadraës “Aston Martin” në sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka konfirmuar klubid dhe Alonso i bashkohet skuadrës së Aston Martin si zëvendësues i kampionit të botës katër herë Sebastian Fetel, i cili do t’i japë fund karrierës së tij të suksesshme në fund të sezonit.

Fernando Alonso këtë vit ishte te skuadra e Alpinit, i cili mësohet se do të nënshkruajë kontratë shumëvjeçare me Aston Martin. Ai do të ketë Lans Stroll, si kolegun e tij të klubit në Aston Martin sezonin e ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button