Rama thirrje Vuçiqit të mos ushqejë grupe të caktuara në veri që t’i kundërvihen zbatimit të marrëveshjeve

Rama thirrje Vuçiqit të mos ushqejë grupe të caktuara në veri që t’i kundërvihen zbatimit të marrëveshjeve

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka folur për situatën e krijuar në veriun e Kosovës, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sanchez.

Rama i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq “që të mos ushqejë grupe të caktuara në veriun e Kosovës që për arsyet e tyre t’i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje që është e vlefshme të zbatohet.”

Kemi folur për Kosovën. Spanja ka një pozicion të ndryshëm për aryse që lidhen me vetë Spanjën dhe që nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj paragjykimi ndaj bashkësisë së shqiptarëve në Kosovë dhe ndaj të drejtës së tyre. Në kuadrin e një situate që mbrëmë vonë ka pasur një përshkallëzim pasi qeveria e Kosovës ka të drejtën dhe detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke ushtuar sovranitetin territorial që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit dhe marrëveshjet e dakordësuara janë për t’u zbatuar jo diskutuar”.

“Ne e përshëndesim shtyrjen me 30 ditë të zbatimit të kësaj marrëveshje, gjë që u kërkua dhe nga SHBA. U bëj thirrje autoriteteve në Beograd, presidentit serb që të mos ushqejnë grupe të caktuara në veriun e Kosovës që për arsyet e tyre t’i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje që është e vlefshme të zbatohet”, tha Rama.

LEXO EDHE:

Back to top button