Vendi vazhdon të përballet me zjarre në më shumë rajone
Vendi vazhdon të përballet me zjarre në më shumë rajone. Sipas Qendrës për Menaxhim me Krizat janë regjistruar gjithsej 14 zjarre në hapësira të hapura prej të cilave 5 janë ende aktive, 3 të tjera janë nën kontroll dhe 6 të tjera janë shuar. Zonat të cilat po përballen me zjarre aktive janë: Komuna e Studeniçanit, komuna e Zelenikovës, Komuna e Gostivarit, Komuna e Makedonski Brodit dhe Komuna e Çashkës. Autoritetet thonë se ekipet vazhdojnë të jenë në terren deri në shuarjen e plotë të flakëve./Alsat.mk.








