UNICEF alarmon: Shumë fëmijë të ekspozuar, pak denoncime

Gazetare: Ilirida Sulejmani

Në një periudhë njëvjeçare, 1 në 10 fëmijë të moshës 12 deri 17 vjeç në Maqedoninë e Veriut iu nënshtruan eksploatimit seksual dhe keqtrajtimit me ndihmën e teknologjisë. Bilanci i tyre arrinë deri në 12 mijë. Keqtrajtimi ndaj fëmijëve në raste shumë të rralla është shkaktuar nga të huaj, në 78 për qind të rasteve, kryerësi i veprës ishte dikush i njohur për fëmijën, mik apo i/e dashur, i njohur madje edhe anëtar i familjes. Shqetësues mbetet fatki se vetëm 1 për qind e kanë denoncuar rastin.

Më shumë se gjysma e incidenteve përfshinë platformat e mediave sociale, ndërsa rreth 30 për iqnd e tyre kanë ndodhur në paltformat e lojërave online.

“Besoj që të gjithë pajtohen me mua që nga fëmijët nuk mund të pritet dhe nuk duhet të pritet që ta mbrojnë veten prej keqtrajtimit sepse përgjegjësia është e jona, e personave të rritur. Të parandalojmë dhunë, të në mënyrë efektive dhe të krijojmë një ambient më të sigurtë për fëmijët”, deklaroi Lesley Miller, Përfaqësuese e UNICEF në Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë rastin e pornografisë së fëmijëve ne Telegram, i njohur për publikun si “Dhoma e Publikut” që u zbulua në fillim të vitit 2021, kur viktimat ngritën alarmin për abuzimin e rrjeteve sociale nga ndjekësit, arriti në përfundim gjyqësor. Gjykata Penale në Shkup dënoi krijuesit e grupit Telegram, Darko Kostovski, si krijues i grupit, dhe administratorin Mihail Panevski me nga katër vjet burg secili. Ata u akuzuan për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijë. Në periudhën nga dhjetori i vitit 2019 deri në janar të vitit 2020, krijuesit e grupit ishin të detyruar të kujdeseshin për përmbajtjen tekstuale dhe audovizuale të ndarë nga anëtarët e “Dhoma Publike”. Sipas gjykatës, ata qëllimisht lejuan që grupi të vintë në dispozicion përmbajtje që përshkruante akte seksuale me një fëmijë. Telegram mbylli grupin dhe policia arrestoi krijuesit dhe pastaj pati një përpjekje për të rihapur grupe të ngjashme, pas së cilës autoritetet njoftuan ndryshime ligjore me dënime të rrepta ligjore për t’u marrë me ndjekësit në rrjetet sociale./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button