Alsat rikthehet me sezonin e ri, me emisione, figura dhe tema të reja

Gazetare: Ajnur Bafqari

Nga lajmi i parë i mëngjesit, deri te debatet politike të mbrëmjes, Alsat rikthehet me sezonin e ri.

Ekrani i Alsatit gjatë ditës ndryshon ritëm, por jo synim, të sjellë aktualitetin, njerëzit dhe temat që prekin drejtpërdrejt shikuesin.

Mëngjesi nis me informacionin që i duhet publikut për ta nisur ditën. Zhvillimet e fundit, ngjarjet në vend, moti, trafiku, por edhe tema sociale e njerëzore. “9 me 11” është konceptuar pikërisht në këtë mënyrë. Me Dritëro Amen dhe Valbona Fazliun në studio

Por gjatë ditës, fokusi ndryshon.

Pasditja sjell një tjetër ritëm. Temat bëhen më të afërta me jetën e përditshme. Emisioni “Gjurmët” i jep hapësirë një tjetër forme rrëfimi historive, njerëzve dhe ngjarjeve që kërkojnë më shumë se një lajm të shkurtër. Këtë sezon, përskaj Lisa Alilit, emisioni do të drejtohet edhe nga gazetarët Melihate Rrustemi dhe Zekirija Haxhiu.

Po ashtu çdo ditë, Hamdi Rashiti, ju sjell Kuzhinën pa rregulla. Kjo kuzhinë do të jetë e hapur për të gjithë admiruesit e gatimit, pavarësisht profesionit. Pra, secili qytetar mund të vijë e të gatuajë.

“Prizma” rikthehet me sezonin e ri përsëri me Flora Shabanin dhe Ilmije Zhakun. Çdo pasdite ato ju sjellin histori njerëzore që frymëzojnë, biseda në studio dhe materiale që i tangojnë qytetarët.

Në fund të ditës, pesha rikthehet te aktualiteti. Politika, institucionet, vendimet e pushtetit dhe zhvillimet që kanë dominuar ditën marrin më shumë hapësirë përmes intervistave dhe debateve.

Këtë vit, Alsat sjell emisionin e ekonomisë. Visar Ademi dhe Abil Baush, sjellin në fokus çështjet më të rëndësishme ekonomike, nga tregu dhe biznesi te pagat, çmimet dhe sfidat që prekin drejtpërdrejt qytetarët.
Me analiza, të ftuar dhe tema aktuale, WeEconomy e shpjegon ekonominë në mënyrë të qartë, konkrete dhe të kuptueshme për të gjithë

Java fillon me ekonomi, por mbaron me argëtim.

Në fund të javës, Alsat sjell një tjetër ritëm në ekran – më shumë argëtim, muzikë, humor dhe momente që ju shoqërojnë gjatë fundjavës. Flora Shabani këtë sezon vjen me emisionin “Me Florën,” një show me zbavitje dhe aktivitete pa fund.

Në ekranin e Alsat, rikthehet N’Breaking News me Fadil Veselin dhe Jeton Zogianin, emision sarkastik që sjell energji dhe atmosferë ndryshe.

E diela është e rezervuar për shëndetin. Edhe këtë sezon Argjira Elmazi sjell “Pasqyrën e Shëndetit” me informacione dhe këshilla nga mjekët e çdo fushe./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button