Alternativa mblidhet në Gostivar, vendos për qeverisjen

Alternativa mblidhet në Gostivar, vendos për qeverisjen

Alternativa sonte do të mblidhet në Gostivar për të diskutuar dhe për të vendosur se si do të veprojë pas hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri. Nga Alternativa disa herë kanë deklaruar se nuk është e nevojshme që ASH të bëhet pjesë e Ekzekutivit. Amir Elezi nga Alternativa thotë se nuk është korrekte që komunikimi i Kovaçevskit me partinë e tij të bëhet përmes mediave. Sipas Elezit çdo dilemë për situatën momentale do të pastrohet drejtpërdrejt me LSDM-në.

“Meqë kryeministri e paralajmëro se do të thirr në takim Alternativën, në këtë moment nuk jemi të thirrur të komentojmë ndonjë gjë. Nuk është korrekte që në këtë fazë komunikimi të jetë përmes mediave. Të gjitha dilemat eventuale të cilat do të parashtrohen sa i përket marrëveshjes sonë për inkuadrim në Qeveri të nënshkruar para 12 muajve ne do ti pastrojmë drejtpërdrejtë me LSDM-në, gjithashtu organet partiake qendrore më pas do të mblidhen dhe do të vendosim për hapat tona të mëtutjeshëm”, tha Amir Elezi, Alternativa. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button