Besimi nuk do të rrisë pagat, punonjësit e financave në grevë paralajmëruese

Besimi nuk do të rrisë pagat, punonjësit e financave në grevë paralajmëruese

Gazetar: Ile Petrevski

Ministrit të Financave, Fatmir Besimi, i vjen keq që nuk do t’ua rrisë pagat për 30 për qind punëtorëve. Sipas informacioneve, Besimi ka vendosur për këtë hap për shkak të reagimeve në opinion dhe media. Për momentin nuk ka konfirmim zyrtar nga financat, por burime nga Ministria, për Alsat pohojnë se pak ditë më parë punonjësit janë njoftuar se rritja e paralajmëruar e pagave nuk do të ndodhë. Të pakënaqur nga kjo lëvizje e ministrit, punonjësit janë larguar nga vendet e punës dhe kanë hyrë në grevë paralajmëruese para godinës së ministrisë.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, për Alsat thonë se do të bëjnë ankesë kundër ministrit Besimi.

“Ministri ka tërhequr të gjitha vendimet për rritje pagash, paga nuk është paguar fare, dhe tani do të kërkojë interpretim se ajo rritje nuk do të jetë për të gjithë punonjësit e ministrisë, por vetëm për dy sektorë. Nuk e di si do ta bëjë, ligji qëndron, nuk ka propozim ligj për ndryshimin e ligjit për buxhetet, ku parashikohen rritje pagash. Veprim shumë i çuditshëm i ministrit dhe po përgatisim një vërejtje para një padie”, tha Tërpe Deanoski- Kryetar i SPOGJ.

Sindikalistët inkurajojnë punonjësit të mos heqin dorë dhe ti kërkojnë paratë e premtuara. Sindikata e SPOGJ-it njoftoi se do t’u ofrojë të gjithëve ndihmë juridike, nëse çështja do të vërtetohet në gjykatë. Rritja e premtuar e pagave në financa u dakordua për rreth 600 punonjës. Ministria e Financave po përballet me dalje të personelit për shkak të pagave të ulëta dhe punës së madhe, dhe punonjësit po largohen drejt Doganave dhe DAP-it. Paga mesatare në Ministri është 26.000, ndërsa ka të punësuar që marrin nga 18.000 denarë. Paga më e lartë neto që është paguar në Ministrinë e Financave ka qenë pak nën 40.000 denarë. /Ile Petreski

LEXO EDHE:

Back to top button