Alternativa nuk do të mbështesë partitë që janë në pushtet për balotazhin e 31 tetorit

Alternativa nuk do të mbështesë asnjë kandidat për kryetar të Komunave që vjen nga partitë në pushtet. Nga kjo parti thonë se votuesit e tyre do të mbështesin vetëm kandidatët e koalicionit ASH-AAA në komunat ku garojnë. Aty ku koalicioni nuk ka kandidat, votuesit janë të lirë.

Alternativa
“Alternativa edhe njëherë shpreh mbështetjen plotë të kandidatëve të koalicionit AAA-ASH në komunat e Strugës, Dibrës, Gostivarit, Vrapçishtit, Bogovinës, Tearcës dhe Çairit dhe bën thirrje për mobilizim të të gjitha energjive dhe fuqive për ta sjellë ndryshimin e shumëpritur edhe në vendbanimet tona. Kryesia Qendrore vendosi që Alternativa të mbetet konsistente në përfaqësimin e zërit opozitar, andaj nuk do të bëjë thirrje për ta mbështetur ndonjë kandidat të caktuar në ndonjë komunë ku nuk ka kandidat të koalicionit”

Lëvizja Besa nuk lëkundet nga mbështetja ndaj kandidatëve të Aleancës për Shqiptarët. Sekretari i  përgjithshëm i kësaj partie, Arjanit Hoxha tha se ky rezultat nuk ndikon në stabilitetin e shumicë parlamentare.

“Jemi të vendosur me Aleancën për Shqiptarët që bashkërisht në raundin e dytë t’i mposhtim kandidatët e BDI-së dhe PDSH-së. Këto janë zgjedhje lokale dhe janë legjitimitet lokal, ndërsa për legjitimitetin e pushtetit qendror respektivisht Qeverisë flasin zgjedhjet parlamentare. Pas zgjedhjeve shohim se si po zhvillohet proceset dhe skena politike”- deklaroi Arjanit Hoxha, Sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Besa

Ndërkohë ditë më parë sekretari i përgjithshëm i ASH-së Arben Taravari paralajmëroi shumicë të re parlamentare, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa arritën pajtueshmëri për mbështetje reciproke në të gjitha komunat ku shkojnë në raundin e dytë. Veprimi i tyre erdhi një ditë pas koalicionit PDSH-BDI për raundin e dytë zgjedhor.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button