Mesfushori Fredi Alvarez, do të vesh fanellën e FC Shkupit edhe në dy sezonet e tjera. Drejtuesit e skuadrës së FC Shkupit, janë të kënaqur me paraqitejet dhe formën e mesfushorit nga Kosta Rika, andaj vendosën që të blejë kontratën e tij nga skuadra e “ADR Hirakal”.
Alvarez erdhi në radhët e FC Shkupit në formë të huazimit, mirëpo me perforamcën e tij në terrenet e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, ka lënë përshtypje të mirë tek drejtuesit dhe të gjithë njohësit e futbollit vendor.
Alvarez në sezonin e kaluar zhvilloi 32 ndeshje dhe shënoi 2 gola, por regjistroi 13 asistime.








