Skuadra e Monzas, nuk ka arritur të kualifikohet në Serie A përmes garave të plej offit. Skuadra e Monzës u eliminua në gjysmëfinale nga Citadella, me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Citadella arriti të fitojë ndeshjen e parë me rezultatin 3-0, ndërsa në ndeshjen kthyese, Monza arriti një fitore prej 2-0. Mario Balotelli hapi rezultatin në min 58’, ndërsa D’Alessandro shënoi golin e dytë në min 78’. Tani, Citadella do të përballet me Venecian, ku fituesi do të luajë në Serie A.








